Categories
Art Kulture Personalitete

Kujtojmë sot me nderim në 24 vjetorin e ndarjes nga jeta, poetin dhe regjizorin Alqi Boshnjaku

Kujtojmë sot me nderim në 24 vjetorin e ndarjes nga jeta, poetin dhe regjizorin Alqi Boshnjaku

Alqi Boshnjaku lindi në Sarandë, më 25 dhjetor të vitit 1954. ishte djali i madh i një familjeje të vogël për kohën, të përbërë nga i ati, Fane, nëna Eli dhe vëllai, Arian. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1978. Në fëmijëri është aktivizuar me grupet e këngës në “Pallatin e Pionierëve”. Fillesat e tij si regjisor i pati me grupet amatore të shkollave të mesme të Tiranës, “Qemal Stafa” dhe “Sami Frashëri” në vitet 1976-1979.

Nga viti 1979- 1985 ka qenë regjisor i Estradës së Ushtarit. Në vitet 1979-1989 ka shkruar dhe ka vënë në skenë premiera të estradave të Peshkopisë, Durrësit e Elbasanit, si “O burra një burrë”, “Shtëpia e zezë”, etj. Ka qenë gjithashtu asistent regjisor në disa filma si: “Emblema e dikurshme”, etj. Me vendosjen e sistemit demokratik në Shqipëri, Alqi u bë drejtues dhe ideator i grupeve të para të muzikës moderne si: “Arting”, “Spirit Voice”, etj.

Nga viti 1990 deri në vitin 1998 ka qenë redaktor dhe koordinator letrar në të gjitha festivalet e Këngës në RTSH. Kulmi i krijimtarisë së tij artistike shprehet me pjesëmarrjen si autor tekstesh në të gjitha Festivalet e Këngës dhe Koncertet e Pranverës, që nga viti 1990 deri në vitin 1998. Për cilësinë e penës së tij, për aktualitetin dhe mbi të gjitha ndjenjën që përcillnin tekstet e këngëve të tij, është nderuar me shumë çmime kombëtare, madje edhe ndërkombëtare.

Këngët me tekste të Alqi Boshnjakut janë vlerësuar 8 herë me çmime të para. “Larg urrejtje” u shpall jo vetëm fituese e çmimit të parë në Festivalin e Këngës në vitin 1997, por u kurorëzua edhe me çmimin “Grand Prix” në Varna, Bullgari, vetëm një vit më vonë. Edhe më tej, suksesit të kësaj kënge i shtohet çmimi i dytë i Festivalit “Voice of Asia”, i mbajtur me 30 korrik -5 gusht 1998.

Në planet e tij ishte botimi i një libri me tekstet e këngëve të shkruara prej tij, por nuk arriti ta përfundonte. Me ndihmën e familjes, shtëpia botuese ‘Onufri’ arriti ta botonte, me rastin e 1-vjetorit të vdekjes së tij, librin me titull “Larg Urrejtjes”.

Alqi Boshnjaku u nda nga jeta në 20 shtator 1998.

Tekstet e këngëve më të njohura të tij janë:
“Buzëqeshja jote jemi ne” – Anita Bitri & Gëzim Çela
“Mash trim që nuk vr et” – Rovena Stefa
“Fluturbardha jonë” – Mimoza Dhamo, Irma Gurakuqi, Kastriot Ago & Bahri Rustja
“Po të presim” – Gëzim Çela & Robert Aliaj

“Le ta dinë” – Françesk Radi & Ermira Babaliu
“Rozeta” – Viktor Tahiraj
“Miss Albania” – Arting
“Kështu e ka jeta” – Alma Bektashi
“Adoleshenca” – Lindita Matja
“Dua të shkoj me atë që dua” – Shirli Polena

“Herezia” – Françesk Radi
“Jam në moshë” – Rezart Mustafai
“Tre vëllezërit” – Robert Aliaj, Françesk Radi & Gramoz Burba
“Ndonse më do mua me të tjerë vallzon” – Kastriot Ago
“Mbi Mesdhe” – Spirit Voice

“Kam fr ikë nga dashuria” – Rovena Dilo
“Fuoristrada” – Spirit Voice
“Ti nuk më tr adhëton” – Aleksandër Gjoka & Alma Bektashi
“Horizont” – Mira Konçi
“Mos u nxito, mos u gabo” – Anita Bitri

“Të sotmen jeto” – Mira Konçi
“Simfonia e nënës” – Sherif Merdani
“Emigranti” – Irma Libohova
“Ike me dallëndyshet” – Manjola Nallbani
“San Valentino” – Ledina Çelo

“Ne sportistët (E Kuqja, e kuqja do fitojë)” – Nertila Koka
“Emocion” – Aleksandër Gjoka
“Larg Urrejtjes” – Elsa Lila
“Pesha e fatit” – Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani & Viktor Tahiraj

“Puthja e parë” – Morena Reka & Arting
“Kënga e marinarit” – Ema Qazimi
“Fal” – Ledina Çelo
“Si banania” – Dashnor Diko

error: Content is protected !!