Categories
Histori Personalitete Sport

Më 18 shtator 1976, lindi futbollisti i njohur brazilian Ronaldo

Ronaldo Luís Nazário de Lima lindur më 18 shtator 1976), i njohur zakonisht si Ronaldo, është një ish futbollist profesionist brazilian i cili luante si sulmues. Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, duke pasur pseudonimin El Fenomeno (Fenomeni).

Në kulmin e tij, Ronaldo njihej për driblimet me shpejtësi, kalimin e topit poshtë këmbëve të kundërshtarit dhe finalizimin e saktë. Në vitet 1990′, Ronaldo luajti në nivel klubesh me Cruzeiron, PSV-në, Barcelonën dhe Interin. Transferimet e tij në Itali dhe Spanjë e bënë atë lojtarin e dytë (pas argjentinasit Diego Maradona) që e thyen rekordin e transferimit më të shtrenjtë në histori dy herë, të dyja para ditëlindjes së tij të 21të.

Deri në moshën 23 vjeç, ai kishte shënuar 200 gola me klubet dhe kombëtaren. Pas gati tre vitesh pa luajtur për shkak të dëmtimeve të rënda të gju dhe rikuperimeve, Ronaldo ju bashkua Real Madridit në vitin 2002, e cila më pas u ndoq nga transferimet te Milani dhe Corinthians.

Ronaldo fitoi çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit në vitet 1997 dhe 2002, Topin e Artë në vitet 1997 dhe 2002 dhe çmimin Futbollisti i Vitit i UEFA-s në vitin 1998. Ai shpall Lojtari i huaj më i mirë i La Ligas në vitin 1997, ku ai gjithashtu fitoi edhe Këpucën e Artë Evropiane me 34 gola në La Liga. Një vit më pas, ai u shpall Futbollisti i Vitit i Serie A.

Ronaldo ishte një nga sportistët më të vlerësuar dhe të shquar në kohën e tij, duke bërë që kompania sportive Nike, të krijonte këpucët e para model Nike Mercurial për të. Në vitin 2004, Ronaldo u emërua nga Pelé në FIFA 100, një listë me 125 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai gjithashtu është pjesë në Hollin e Famës të Brazilit, Interit dhe futbollit italian.

Ronaldo ka luajtur 98 ndeshje për Brazili dhe ka shënuar 62 gola, duke qënë golashënuesi i dytë më i mirë në histori mbrapa Pelés. Ai ishte lojtari më i ri i Brazilit që fitoi Kupën e Botës 1994. Në Kupën e Botës 1998, ai mori Topin e Artë si lojtari më i mirë i turnamentit, duke ndihmuar Brazilin të arrinte në finale ku ai pësoi një krize epileptike disa orë para humbjes ndaj Francës.

Ai e fitoi Kupën e Botës për herë të dytë në vitin 2002, ku ai shkëlqeu në sulm sëbashku me Rivaldon dhe Ronaldinhon. Ronaldo shënoi dy gola në finale dhe mori Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i turnamentit. Në Kupën e Botës 2006, Ronaldo shënoi golin e tij të 15të në këtë kompeticion, e cila ishte një rekord në atë kohë. Ai fitoi edhe Copa Américan në vitin 1997, ku ai u zgjodh lojtari i turnamentit, kurse në vitin 1999 ishte golashënuesi më i mirë.

Për shkak se kishte pësuar dëmtime të mëtejshme, Ronaldo u tërhoq nga futbolli në vitin 2011. Si një sulmues multi-funksional i cili i solli pozicionit të tij një dimension tërësisht të ri, Ronaldo ka qënë një influencë për shumë sulmues të gjeneratave pasardhëse.

Pas tërheqjes nga futbolli, Ronaldo vazhdoi punën e tij në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin si ambasdor, një pozicion që e kishte marrë në vitin 2000. Ai ishte ambasador i Kupës së Botës 2014 që u zhvillua në Brazil. Në shtator 2018, ai u bë pronar i shumicës së aksioneve të klubit spanjoll Real Valladolid pasi bleu 51% të aksioneve./Wikipedia

error: Content is protected !!