Categories
Histori Kuriozitete

Si funksiononte kombinati metalurgjik ne Elbasan para 40 vjetesh

Nga Kozma Borova

Si funksiononte kombinati metalurgjik ne Elbasan para 40 vjetesh, ne menyre te thjeshte (kush ka punuar atje mund te beje korigjime).

Minerali hekur-nikelit vinte me tren dhe shkarkohej ne nr 1 (‘’Uzina 12’’ quhej) ku perpunohej si mineral, ndahej, piqej etj etj, pastaj shkonte te nr 2 (Aglomerimi) ku perseri perpunohej si mineral, pastaj shkonte tek nr 3 (Furrnalta, 2 cope, uzina kryesore e metalurgjise ku minerali kthej ne metal te shkrire) dhe aty shkrihej minerali duke perdorur qymyrin koks qe vinte nga jashte ose prodhohej tek nr 4 (Uzina Koksit) dhe dilte giza.

Pra nga Furrnalta dilte gize e shkrire (giza eshte perzierja e hekurit me karbon nga 2-6%) dhe nje pjese e saj derdhej ne lingonta gize ndersa nje pjese shkonte tek nr 5 (Uzina Celikut) ku giza e shkrire nepermjet konvertoreve kthehej ne celik te shkrire (celiku eshte hekur me 0.2-2% karbon, dhe me material te tjera si, mangan, nikel, krom etj te cilat percaktojne llojin dhe cilesine e celikut).

Po tek uzina celikut ishte edhe furra elektrike ku shkrihej skrapi (vetem kjo metode perdoret sot nga Kurum). Celiku i derdhur ne prokate shkonte tek nr 6 (Petezimi ) ku beheshin shufra me profile te ndryshme. Gjithashtu ne metalurgji ishin edhe nr 8 (Uzina mekanike, fonderite e gizes e celikut), nr 7 TEC me me fuqi 4,500 KW, si dhe me dhjetra reparte te tjera.

Foto eshte e viteve te fundit, e keni poshte tek komentet te pa shkruar. Metalurgjia ndodhej rreth 4 km ne perendim te Elbasanit.

error: Content is protected !!