Categories
Thenie

Një vajzë e vogël, të cilën e pyetën se ku ndodhet shtëpia e saj, u përgjigj: “Atje ku është mami…”

Falja është ekonomia e zemrës… Falja kursen shpenzimet e inatit, koston e urrejtjes, dhe nuk dobëson shpirtin.

..Koha më bën të harroj disa njerëz, disa njerëz më bëjnë të harroj kohën, ndërsa disa të tjerë janë koha ime..

Duart më të vogla mbajnë shpresat tona më të mëdha !

Ndonjëherë do doja të kisha një zemër prej guri… por jo që t’i bëja keq njerëzve, por vetëm të evitoja që njerëzit të më bënin keq mua.

Sa më shumë ta presësh diçka, aq më shumë do ta vlerësosh kur ta kesh. Gjërat me vlerë e meritojnë pritjen.

Do të doja që njerëzit të lexonin më shumë libra, jo që të bëheshin shkrimtarë a shkencëtarë, por që askush të mos ishte më skllav !
~ Xhani Rodari ~

Zemërimi e bën gojën të punojë më shpejt se mendja.

Photo: Ekaterina Shakharova
error: Content is protected !!